Lajmet

Ballina > Lajmet

Koncert me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 4 dhjetor, organizohet koncert në Basel nga Kori “Siparantum” i cili ka përfaqësuar Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, ku kishte fituar vendin e parë.

Pas koncertit në mbrëmjen argëtuese do të këndojë Donika Rushiti.

Koncerti organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Ndryshe, kori Siparantum është shpërblyer me pikët maksimale në Festivalin Internacional të Koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci, që i ka sjellë vendit “Medalje të Artë”, fitues i kategorisë “ Musica Contemporanea” në garën më të madhe të koreve në botë, WORLD CHOIR GAMES (2021) dhe Diplomë të Artë, fitues i dy vendeve të para (Kategoria F dhe Kategoria G) në Europian Festival for Young People, në Belgjikë.

Marketing

Previous slide
Next slide