Lajmet

Ballina > Lajmet

Rritet interesimi për antarësim në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Në një atmosferë të ngroht në Restaurant Romantika Hauptstrasse 89, 8840 Einsiedeln përball Katedralës madhështore të Premtën, 9.2.2024 u zhvillua takimi i Kryesisë dhe Antarëve të RRBDSHZ. Edhe ket herë, vendi i zgjedhur ishte nga një afarist Shqiptar – Qamil Berisha anëtar i ri i rrjetit, i cili shfaqi një mikpritjeje vërtetë zemërgjerë për të gjithë pjesëmarrësit. Mbi 15 afaristë dhe përfaqësues të rrjetit ishin të pranishëm në takimin e fundit, duke përfshirë ambasadorin e Shqipërisë z. Mustafa Nano dhe Sekretari i Parë z. Valon Gashi.

U raportua se në Bazel u zhvillua një takim me 10 afaristë të rinj, të cilet janë të interesuar për t’u anëtarësuar në Rrjet. Kjo është një fushatë dhe angazhim i suksesshëm që ne dëshirojmë të vazhdojmë ta mbajmë në kantone dhe qytete të tjera të mëdha në Zvicër, si: St. Gallen, Gjenevë, Tessin etj.

Nga mesi muajit Mars, planifikohet një takim me bizneset në St. Gallen.

Një prej objektivave të vazhdueshëm është ndryshimi dhe thjeshtimi i strukturave, për të bërë procesin e anëtarësimit më të lehtë dhe më të qasshëm për kompanitë e reja që dëshirojnë të bashkohen në këtë rrugë drejt suksesit të rrjetit në Zvicër.

Marketing

Previous slide
Next slide