Rreth Nesh
Kryesia e RRBDSH Zvicër
Fehmi Fetahi
President i Bordit Drejtues
Dr.Fatime Imeri Berisha
Kryetare
Basri Shkodra
Anëtar i Kryesisë
Dorina Karafili Erkinci
Anëtar i Kryesisë
Besnik Halili
Anëtar i Kryesisë
Sara Fetahi
Anëtar i Kryesisë
Nazmi Jakurti
Këshilltar Juridik dhe PR
Historiku
Viteve të fundit në Diasporë, e sidomos në Zvicër janë themeluar shumë kompani të fuqishme nga afaristë shqiptarë. Sukseset dhe arritjet e kompanive dhe bizneseve shqiptare janë evidente dhe për mburrje.
Unifikimi dhe fuqizimi në një shoqatë të përbashkët ishte i domosdoshëm, qoftë për vetë kompanitë si dhe për komunitetin shqiptarë në Zvicër.
Diaspora shqiptare gjithmonë ka pasur veprimtarë dhe ideatorë të projekteve të mëdha në të mirë të kombit. Për herë të parë shqiptarët e Zvicres themeluan një institucion tejet të rëndësishëm: Rrejtin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, një urë mes bizneseve në diasporë dhe vendlindjes.
Me datë 9 Mars të vitit 2013 në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë u vendosen themelet e Rrejtit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ku u zgjodh edhe kryesia e RRBSHZ-së.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër si një ide fisnike me interes ekonomik kombëtar, shërbeu edhe si model për Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës, ku më pas u krijuan Rrjete të Bizneseve Shqiptare në të gjitha vendet botës ku veprojnë shqiptarët.
Falë interesit, vullnetit dhe përkushtimit të Ministrisë së Diasporës së Kosovës dhe gatishmërisë reciproke të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare, në dhjetor të vitit 2014 u themelua edhe Unioni Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ku u zgjodh edhe kryesia e këtij Unioni.
Kryesia përbëhen nga fillimi i 2013-t prej 16 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit.
UDHËHEQET QË NGA FILLIMI NGA Z.FEHMI FETAHI ME POZITËN E KRYETARIT.
Nga Prilli 2015 udhehiqet nga Z.Naser Mustafa, dhe kryesia përbëhet prej 12 Anëtarëve.
Nga Prilli i 2017-t nga Qamil Isufi. Përbëhet prej 13 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit.
Nga Marsi i 2022 nga Merita Pinta përbëhet prej 13 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit.
Nga Marsi i 2023 nga Qamil Isufi dhe përbëhet prej 13 anëtarëve prej fushave të ndryshme të biznesit.
2015 dato ZOTIT FEHMI FETAHI I IPET POZITA E PRESIDENTIT TË RRBDSHZ
