Lajmet

Ballina > Lajmet

Fehmi Fetahi Presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, u nderua me çmimin „Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës“

Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëherit Kryetar Nderi i RRBDSH-së, afarist dhe humanist i njohur në Zvicër dhe në Kosovë, u nderua me çmimin „Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës“.

Çmimin zotit Fetahi ia dorëzoi Sekretari Shetëror në Ministrinë e Kulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me motivacion: Për arritje të shquara në fushën e humanizmit, solidaritetit njerëzor dhe nxitjen e mirëkuptimit. Fehmi Fetahi është afarist shumë i suksesshëm në Zvicër (Fetaxid AG) dhe në Kosovë (Vali Ranch, Resort & Kongres Center), si dhe humanist i shquar.

Marketing

Previous slide
Next slide