Lajmet

“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos

“House of Kosova” u vizitua dhe u përkrah nga kryetari në detyrë, Basri Shkodra, i shoqëruar nga Nazmi Kurti, këshilltar i RRBDHZ, të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë iniciativë.

Kosova merr pjesë për herë të parë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit përmes iniciativës “House of Kosova”, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës prej 350 mijë eurosh.

Nga 21 deri më 23 janar 2025, kjo platformë do të shfaqë kulturën, artin, kuzhinën dhe mundësitë e biznesit të Kosovës. Me 500 m² hapësirë ekspozite, do të organizohen diskutime me liderë globalë mbi tema si Inteligjenca Artificiale, Energjia e qëndrueshme, Gjeopolitika dhe Siguria Ushqimore.

Forumi, një ndër ngjarjet më prestigjioze globale, do të jetë një mundësi për Kosovën të prezantojë veten si një vend me potencial ekonomik dhe kulturor.

Marketing