Tre kryetarë të komunave të Kosovës shpalosen projektet e tyre para afaristëve shqiptarë të Zvicrës në organizimin e së shtunës, në Näfels (GL) që e kishte thirrur Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare të Zvicrës (RRBDSHZ) me në krye me kryetarin e Bordit, Fehmi Fetahi.
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) vlerëson lartë potencialin e mërgatës shqiptare të Zvicrës për të investuar në Kosovë. Në llogaritë e tyre janë dikund rreth 6 mijë biznese të shqiptarëve të regjistruara në Zvicër që shihen si asetë i çmueshëm që mund ti japin Kosovës një shtytje të fortë drejtë koonsolidimit të ekonomisë së shtetit.
Në këtë kuadër po qëndrojnë për një vizitë pune në Zvicër kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Sokol Halit kryetar i Vitisë dhe Bali Muharremaj i komunës së Therandës.
Gjilani si qendër e anamoravës llogaritet me numrin më të lartë të qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Zvicër. Duke marrë shembullin e investitorit Fehmi Fetahi, i cili nga puna e tij në Zvicër, ka investuar shuma të larta në Vali Ranch duke e kthyer këtë vend si pikën më të rëndësishme turistike për Gjilanin dhe rajonin dhe njëherit njihet si investitori më i madh që ka ardhur nga Zvicra. Ndonëse nuk la pa përmendur procedurat e vështira administrative që duhet ndjekur investitorët që duan të investojnë në Kosovë.
I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi para afarsitëve të shumtë projektet që synon t’i realizojë Gjilani duke ju hapur kështu dyert mërgimtarëve që janë të interesuar për të investuar, veçmas në zonën industrial që sipas Alban Hysenit po bëhen përpjekje që ky projekt bashkë me unazën e madhe të qytetit e cila lidhet me autostradën e Gjilanit të jenë sa më shpejt gati për qytetarët e Gjilanit.
Pika këto që kryetarët e komunës së Vitisë dhe Therandës i kanë realizuar prej kohësh dhe janë të fokusuar në pika tjera zhvillimore, siç e potencoi Sokol Haliti turzmin fetarë në komunën e Vitisë që ka një diversitet e harmoni fetare duke veçuar më qindra turistë që vizitojnë për çdo vit kishën e Binçës. Mes tjerash Sokol Haliti foli për avantazhin e Vitisë si vend mes Gjilanit e Ferizajit e që lidhë me disa rrugë tani të reja shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
I pari i Therandës, Bali Muharremaj, u fokusua në rëndësinë e zhvillimit të shkollave profesionale, sepse sipas tij Kosova ka mungesë të fuqisë së punëtorëve të kualifikuar. Ai vlerësoi lartë organizimin dhe integrimin e mërgatës shqiptare të Kosovës në Zvicër duke parë një potencial investues të tyre shumë më të lartë se çfarëdo investitori tjetër joshqiptarë. Në këtë pikë ai mori shembull nikoqirin e këtij takimi, bashkëqytetarin e tij, i cili kishte ndërtuar një hotel modern në Näflis dhe duke qenë anëtarë i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër kishte ofruar tërë infrastrukturën e hotelit për të afarsitë e përfaqësues të rrjeteve tjera profesonale që veprojnë në Zvicër.
Kështu një fjalë përshëndetëse për punën dhe angazhimin e mërgatës shqiptare foli edhe konsulli i Republikës së Kosovës, Vigan Berisha dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri.
Për punën e rritjen e numrit të anëtarëve e të RRBDSHZ-së organizatorët dhe afaristët i dhanë merita të shumta afaristit dhe kryetarit të bordit Fehmi Fetahit, cili tha për albinfo.ch të ishte i lumtur që po hapin një kapitull të ri bashkëpunimi me institucionet e Kosovës me prioritet investimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vende të tjera ku jetojnë shqiptarët.
«Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm të bashkëpunimit duke identifikuar pikat ku ne kemi mundësi e potencial për të investuar dhe njëkohësisht ju kemi kërkuar institucionëve kosovare të thjeshtësojnë procedurat ligjore për të interesuarit që duan të investojnë në Kosovë», tha presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.