Lajmet

Ballina > Lajmet
Albinfo.ch - © Armend Berisha
Albinfo.ch - © Armend Berisha

Merita Pinta zgjedhet kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Zürich , 5 mars 2022 – Afaristja e njohur në Zvicër, Merita Pinta në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot është zgjedhur në krye të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Gjatë ditës së sotme në Cyrih në është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicer. Me këtë rast janë mbledhur përfaqësues të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër të cilët kanë zgjedhuar kryesinë dhe kryetaren e re të këtij rrjeti.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër për herë të parë në historinë e tij që nga viti 2013 udhëhiqet nga një grua. Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Merita Pinta ka shprehur gatishmërinë e saj për dhënë gjithë kontributin dhe përvojën e saj për të fuqizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha bizneset e komunitetit shqiptar, që veprojnë në Zvicër.

Në Kuvendin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Kosovës, Sami Ukelli dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani.

Ambasadori Ukelli, pasi ka përshëndetur kuvendin, ka thënë se është koha e duhur për të aktivizuar Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, raporton albinfo.ch. Sipas tij është koha që numër sa më i madh i kompanive të diasporës të bëhen pjesë e Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicër, në mënyrë që nëpërmjet kësaj të kemi një bashkëpunim sa më të madh, ngase e gjitha kjo do të ishte në të mirë të shoqërisë sonë.

Ambasadori Ukelli tha se si ambasadë mbështesim çdo iniciative dhe përpjekje të rrjetit për bashkim dhe organizim në forma të tilla të bashkëpunimit, të cilat do të jenë në dobi të komuniteti tonë në Zvicër e të cilat do të mund të ndihmonin që edhe Kosova të përfitojë.

Një fjalë rasti ka mbajtura edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani, i cili ka thënë se do të jetë adresë dhe derë e hapur për Rrjetin e Bizneseve shqiptare në Zvicër.

Fehmi Fetahi, Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, ka thënë se, marrë parasysh situatën në të cilën aktualisht ndodhemi, është i domosdoshëm riaktivizimi i këtij rrjeti të Bizneseve në mënyrë që të kemi takime dhe afri më të madhe në mes të bizneseve, ngase sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të arrinim të krijonim strukturë të fuqishme të bizneseve që do të ishte në të mirën e bizneseve të diasporës dhe vendit tonë.

Kryetari dhe kryesia e re e RrBSHZ:
Kryetare, Merita Pinta
Rexhep Berisha, Nënkryetar
Anton Nikolla, anëtar i Kryesisë
Ylli Doko, arkëtar
Teuta Kerhani-Rifati, anëtare e Kryesisë

Punimet e këtij Kuvendi të Jashtzakonshëm të Rrjetit të Bizneseve i ka përshëndetur edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.

”Zvicra si vatër e rëndësishme e diasporës shqiptare, me një prani të madhe të bizneseve shqiptare shumë të suksesshme, ka një rol të veçantë për Rrjetin global, dhe për atdheun tonë. Ju jeni një motor për zhvillimin e atdheut, dhe një shtyllë e pazëvendësueshme ekonomike dhe kulturore për Kosovën, Shqipërinë, Kosovën Lindore, Maqedoninë, Malin e Zi dhe më gjërë.”, thuhet në letrën përshëndetëse të Rrjetit i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.

img_4883

Image 16 of 32

Marketing

Previous slide
Next slide