Lajmet

Ballina > Lajmet

Mustafa: Me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare do fuqizohemi në Zvicër dhe do ta zhvillojmë Kosovën (Video)

Bernë, me 23 dhjetor 2015

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër në planin dhe programin e saj për vitin 2016 ka paraparë të realizoje shumë projekte që do jenë të dobishme si për bizneset shqiptare në Diasporë, sidomos në Zvicër, por edhe për shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin Syri Blue, në emisionin Diaspora Show, kryetari i Rrjetit i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa thotë se duhet bëhet kanalizimi i bizneseve të përbashkëta të mërgimtarëve me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i Kosovës.

Ai ti fton bizneset shqiptare që ti bashkëngjiten Rrjetit të Bizneseve, sepse objektivat janë shumë të qarta.

“Le të na bashkëngjiten se të bashkuar mund të bëjmë çudira. Kemi në plan të organizojmë një Konferencë/Forum ekonomik në bashkëpunim me ambasadat e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Me ta kemi një bashkëpunim shumë të madh dhe kemi nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, pastaj e kemi me Odën Ekonomike të njëjtën gjë. Pastaj, jemi duke punuar për diçka që asnjëherë në Diasporë nuk është bë, jemi duke punuar dhe është një punë e lodhshme me një kosto të lartë për një Panair Mbarëkombëtar. Nënkuptojmë që do ta arsyetojmë qëllimin se pse jemi si Rrjet i Bizneseve Shqiptare. E kemi marr mbi supet tona që gjitha ato bizneset të cilat janë të suksesshme dhe janë të qartifikuara dhe që kanë plasman që mund të dalin në Evropë, do ti marrim dhe do ti ekspozojmë në Zvicër që të jemi si një lloj altoparlanti i tyre për plasmanin e mallrave nga Kosova në Zvicër. Plan program tjetër kemi dhe do të mundohemi që një kontingjent të punëtorëve në Kosovë, ti marrim ti përgatitim dhe sistemojmë në0për firmat shqiptare. Bisedojmë në nivel shtetëror, do të bisedojmë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies dhe nëpërmjet shtetit dhe ambasadës tonë, do mundohemi që për 2016-ën edhe këtë ta marrim. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Si program tjetër e kemi për kuadro. Për shembull kemi Arkitekt që nuk është i specializuar në domenin e tij, të marrim dhe tu bëjmë një sistematizim në firmat tona. Do të fillojmë marrim përgatitjen e studentëve të cilët e kanë notën mesatare të lartë, do mundohemi në të ardhmen ta bëjmë një Plan program që të ndajmë stipendi familjeve të dëshmorëve. Jemi duke punuar në këto programe, viti 2016 na pret me një program dhe punë shumë të madhe”, thekson kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa.

Mustafa thotë se pa një Kosovë të fortë, asnjëherë nuk do të jemi të fortë.

“Është e vërtetë, ne kemi krijuar biznese, kemi krijuar imazhe, kemi personalitete që kanë krijuar Empire të ndryshme në Zvicër, por mos të harrojmë se pa një kanalizim të bizneseve të përbashkëta për ti ndihmuar Kosovës asnjëherë të fortë s’kemi më qëndruar. Pa një Kosovë të fortë, asnjëherë nuk do të jemi të fortë. Kjo është poenta jonë kryesore se pse kemi ardhur deri të Rrjetëzimi dhe pse jemi duke u munduar që një herë në Zvicër të fuqizohemi, pastaj nëpërmjet një fuqizimi edhe të ofrojmë fonde për të investuar në vendin tonë. Pa një Kosovë të fortë ne s’mundemi me qenë të fortë për arsye se vetëm me biznes nuk bëhet asgjë. Kur e ke shtetin e fortë, i ke institucionet e forta ti mundesh më qëndruar i fortë dhe mundesh më u integruar”, shprehet kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa.

Është paraparë që gjithashtu të bëhet edhe identifikimi i të gjitha bizneset shqiptare në Zvicër, duke parë profilin dhe suksesin e tyre.

Intervistën me Naser Mustafën, e kanë realizuar Moderatorët, Andolina Rama Muja dhe Avdulla Murtezi.

Intervistën mund ta ndiqni nga minuta e 1:09:22 e deri në 1:43:32

RTV Syri Blue

Marketing

Previous slide
Next slide