Lajmet

Ndeja e Diaspores ne Vali Ranch

Sot, në ambientet e Vali Ranch Resort në prani të shumë përfaqësuesve të bizneseve vendore dhe nga Diaspora, ku ishte edhe i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit zt.Alban Hyseni, është nënshkruar “Memorandumi i i Bashkëpunimit për Hapjen e Zyrës në Odën Ekonomike të Kosovës të RRBDSH, në mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.
ODA e kryesuar nga kryetari i saj zt.Lulzim Rafuna dhe Presidentit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare zt.Fehmi Fetahu.

Ceremonia e nënshkrimit erdhi gajt organizmit nga albinfo për nder të mërgatës sonë “Neja e Diasporës” i cila mbahet në ambientet e Vali Ranch Resort.
Përveç forumit ekonomik, nënshkrimit të memorandumit, në këtë organizim bën pjesë edhe ekspozita e kryesuar nga artistët Gjilanas, duke e kurorëzuar në fund me koncertin madhështor ku këndojnë emra të këngëtarë si: Elita 5, Naser Berisha, Atalanta Band me Faton Isufin, Hekuran Bllaca, Korab Shaqiri dhe Donika Rushiti.

Marketing

Previous slide
Next slide