Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet të bashkuar të bizneseve shqiptare me emrin: «Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër“
Pjesë e drekës së organizuar për arritjen e kësaj marrëveshje në Basel, ishin Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Qamil Isufi, dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha.
Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, i cili tha se kjo ngjarje i dedikohet bashkimi të dy organizatave në një të vetme, dhe shpresojmë se me punë dhe një organizim të mirëfilltë , sukseset do të jenë pjesë e funksionimit tonë, u shpreh ai.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje po e konsideron shumë të rëndësishme edhe Qamil Isufi. Ai ka thënë se pas vendimit për bashkimin e rrjeteve ndikon jashtëzakonisht shumë në qasjen pozitive dhe të unifikimit të bizneseve shqiptare në Zvicër.
Edhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha tha të jetë i i lumtur që tash ky organizëm i bizneseve shqiptare në Zvicër në gjirin e vet do të ketë një numër më të madh biznesesh, dhe do të mbretëroj atmosferë edhe më pozitive drejt arritjes së objektivave të tyre.
Bordi Drejtues i RRBDSHZ deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhor, që duhet te mbahet më së largu deri në janar 2024, do të përbëhet Fehmi Fetahi, President i Bordit, Qamil Isufi, kryetar, dhe nënkryetari Rexhep Berisha.
Bordi obligohet që deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor të mbaj takime me afaristët shqiptarë në të gjitha kantonet e Zvicrës me qëllim informimi dhe përfshirjes e sa më shumë bizneseve në Rrjet, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga ky takim.