Nënkryetari i RRBDSHZ Rexhep Berisha ishte i ftuar në edicionin e lajmeve në RTK.Temë e diskutimit ishin investimet dhe rritja e remitencave gjatë vitit të kaluar.Kosovarët që jetojnë në vendet e ndryshme të evropës kanë dërguar remitenca, ku shuma më e madhe ka ardhur nga Zvicra.Kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në shtetin Helvetik gjatë vitit 2022 kane sjellur mbi 600 milionë franga.Arsyeja sipas Berishës për rritjen e numrit të remitencave është se shqiptarët që kanë biznese në diasporë janë shumë tësukseshëm dhe çdo vit që kalon suksesi i tyre shkon duke u rritur.Rol të madh ka luajtur edhe importi që kanë pasur produktet ushqimore dhe të ndërtimit nga Kosova gjatë vitit të kalur.Berisha tha se gjatë vitit 2023 do të punojnë rreth arritje së investimeve strategjike në Kosovë mes disa kompanive dhe qeverisë Zvicrane.Nënkrytari gjithashtu shtoi se ka shumë investime në Kosovë nga shqiptarët që jetojnë në Zvicer dhe se me kalimin e viteve do të rriten.Ai përmendi presidentin e bordit të RRBDSHZ Z. Fehmi Fetahi per një ndër investimet më të mira që është bërë në Kosovë: Resorti Vali Ranch, në Gjilan.
Blog
Nënkryetari i RRBDSHZ Rexhep Berisha ishte i ftuar në edicionin e lajmeve
Marketing
Previous slide
Next slide