Në Davos është nënshkruar Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes vendeve anëtare të EFTA-s (Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë) dhe Kosovës.
Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me EFTA-n.

Kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë vendore dhe do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendit tonë dhe Norvegjisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Islandës si shtete anëtare të EFTA-s.