Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, njëkohësisht edhe afarist i suksesshëm, është nderuar me një mirënjohje nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, njofton albinfo.ch.
Puna e resorit gjigant, Vali Ranch Resort & Congress Center, profesionalizmi, mikpritja, cilësia dhe shërbimi, janë vetitë që pa dyshim e karakterizojnë këtë resort, ku edhe e bënë të dallohet nga të tjerët.
Pas një sezoni fantastik të verës, Oda e Hotelerisë dhe e Turizmit ndan mirënjohje për resorin Vali Ranch, konkretisht pronarin e saj, Fehmi Fetahi.
Presidenti Fehmi Fetahi shprehet i lumtur për këtë, ku mes të tjerash tha: “Kur njeriu punon, atëherë përfiton”.
– Jam i lumtur që me punë dhe angazhim maksimal po shpërblehemi, së pari, i falënderoj të gjithë klientët tanë që na qëndruan besnikë edhe këtë vit, ku kemi një rritje të fuqishme të punës, por gjithashtu e falënderojmë Odën e Hotelerisë dhe Turizmit për përkrahjen! Ne do të vazhdojmë me përkushtim dhe prioritet në synimet tona, në zhvillim dhe rritjet edhe të stafit dhe objekteve!