Lajmet

Ballina > Lajmet

Për 8-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të bëhet pritje madhështore në Bernë të Zvicrës

Bernë, me 3 shkurt 2016

Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, këtë vit në Zvicër do të organizohet pritje madhështor në bashkë organizim midis Ambasadës së Kosovës në Bernë dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

“E veçanta është se i gjithë organizimi dhe mbështetja e këtij përvjetori, bëhet nga Rrjeti Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të cilët duan të japin kontributin e tyre në datën më të rëndësishme të vendit dhe shtetit të Kosovës, datën e pavarësisë. Të ftuar do të jenë mbi 200 mysafir, miq dhe mbështetës të fuqishëm të Republikës së Kosovës, përfaqësues të shtetit Zviceran, përfaqësues të përfaqësive të huaja diplomatike në Zvicër, por edhe shumë veprimtarë të cilët kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, njoftojnë nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, transmeton RTV Syri Blue.

Manifestimi do të mbahet me 17 shkurt 2016 në Muri në Bernë.

Marketing

Previous slide
Next slide