Lajmet

Ballina > Lajmet

Rrjeti bizneseve shqiptare vazhdon rrjetëzimin në Zvicër

Një darkë solemne që ka shtruar mbrëmë në Langental njëri nga themeluesit dhe njëherësh kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu, ka shërbyer për afaristët e këtushëm shqiptarë që të nxjerrin bilance dhe reflektim rreth fuksionimit të këtij organizmi ekonomik në të ardhmen.

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë 26 rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.

“Llogaritet të jenë aktive mbi 5 mijë biznese shqiptarësh në Zvicër, dhe kjo tregon se nuk jemi aty ku duhet, prandaj duhet të gjithë të kontribuojmë për një lidhje të mirëfilltë mes nesh ngase ne jemi lidhja e fundit me gjeneratën e re”, u tha në darkën solemne të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës.

“Jeni të ftuar të bashkëbisedojmë,  dhe jo vetëm të njohim njëri-tjetrin por edhe të shkembejmë idetë se si të ecim tutje me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër. Po kënaqem që sot po shoh për herë të parë menaxherë shqiptarë ndërtimesh të larta, pronarë firmash, mjekë etj.,, deklaroi Fehmi Fetahu duke kërkuar angazhimin e të gjithëve në fuqizimin e mëtejmë të këtij rrjeti, i cili ishte themeluar në vitin 2013, si njëri nga rrjetet e para shqiptare në botë.
Ai ka mohuar se dëshiron të marrë sërish timonin e këtij asociacioni afaristësh, por kishte për qëllim të marrë përkrahjen e tyre për të mobilizuar potencialin e bizneseve shqiptare në Zvicër.

“Zvicra është njëri nga vendet ku gjen më shumë shqiptarë të shkolluar, afaristë bankierë etj. Në Zvicër kanë migruar shqiptarë të shkolluar që kanë prodhuar gjenerata dhe që po sjellin rezultate gjithandej. Ne nuk jemi duke e shfrytëzuar sa duhet këtë potencial”, theksoi Fetahu, duke kërkuar nga afaristët që të mos  paguajnë fare anëtarësinë, nëse kjo paraqet problem për bashkimin e tyre.

Nga ana tjetër, kryetari aktual i Rrjetit, Qamil Isufi, në darkën për fundin e vitit tha se me gjithë fuqinë, ne , si komunitet shqiptar në Zvicër në shumë aspekte në shoqërinë e këtushme nuk jemi aty ku duhet. “Ne duhet ta gjejmë formën për një lidhje të mirëfilltë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Ne secili duhet të ofrojmë diçka para se të kërkojmë nga të tjerët se çfarë po bëjnë, dhe në këtë mënyrë mund të arrijmë sigurt cakun e duhur. Llogaritet të jenë aktive mbi 5 mijë biznese shqiptarësh në Zvicër, dhe kjo tregon se nuk jemi aty ku duhet, prandaj duhet të gjithë të kontribuojmë për një lidhje të mirëfilltë mes nesh ngase ne jemi lidhja e fundit me gjeneratën e re.

“Ne si Rrjet nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura në Londër dhe ne nuk e kontestojmë kryesinë e re në nivel Evrope”, tha Fehmi Fetahu duke konfirmuar se janë pjesë edhe Rrjetit Global të Bizneseve.

Në këtë darkë të mbylljes së vitit nuk munguan as mirënjohjet. Kryetari i nderit, Fehmi Fetahu ka vlerësuar angazhimin e madh të Lirie Veselaj dhe anëtarëve tjerë të Kryesisë në funksionalizimin e Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicër ndërsa ka folur edhe për kontestimin e zgjedhjeve të Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve për Evropë.

Afaristët e mbledhur pos kritikave se është bërë pak në fuqizimin e Rrjetit, kanë propozuar që të shpeshtohen takimet e këtilla, madje kishte propozime që të vendosen kritere për pranimin e bizneseve të reja, që të jenë të regjistruara në regjistrin e bizneseve dhe të jenë biznese serioze.

U inicuan propozime që bizneset shqiptare t’i japin punë njëri-tjetrin duke u bazuar në stilin italian.

Disa prej tyre kanë ofruar shërbimet e firmave të tyre për anëtarët e rrjetit me çmime në zbritje, e disa edhe falas.

Afaristë nga pjesa italiane, Ticino kanë inicuar shtrirjen e Rrjetit edhe në atë pjesë të Zvicrës.

Në fund, Nazmi Jakurti, i pranishën në këtë mbrëmje, e i cili ishte zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Shqiptare në Botë, në Kuvendin që është mbajtur ditë më parë Shkup, ka sjell një mirënjohje për kryetarin nderi të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahu për kontributin e dhënë në bashkimin dhe fuqizimin e këtij asociacioni.Lidhja Shqiptare në Botë ishte udhëhequr nga plot dy dekada nga vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini.

Marketing

Previous slide
Next slide