Lajmet

Ballina > Lajmet

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, me plan të ri veprimi për këtë vit

“Janë caktuar takimet me bizneset shiptare nëpër qytete më të mëdha në Zvicër. Gjithashtu u dhanë sugjerime për të ardhmen e Rrjetit”

Pjesëmarrës të këtij takimi në Rothrist, ishin Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, kryetari i Rrjetit, Qamil Isufi, dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha, si dhe anëtarët Basri Shkodra e Kujtim Krasniqi dhe këshilltari juridik, Nazmi Jakurti..

Sipas njoftimit, ky takim është bërë me qëllimin që bizneset në diasporë të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vete. Për të realizuar këtë synim, janë krijuar grupet punuese që të punojnë në bashkimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër në një organizatë të vetme deri në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor, që është caktuar të mbahet në janarin e vitit 2024.

Ajo që e bën më të veçantë këtë takim, ishte caktimi i planit të veprimit për këtë vit.

“Janë caktuar takimet me bizneset sqhiptare nëpër qytete më të mëdha në Zvicër: Cyrih, Bernë, Bazel dhe Lozanë. Gjithashtu u dhanë sugjerime për të ardhmen e Rrjetit”, ka bërë të ditur Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër,  thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch.

Rrjetin e bashkuar e pret një punë e madhe në përmbushjen e planeve dhe objektivave që kanë qëllim rritjen dhe zhvillimin e kompanive shqiptare në Zvicër. Tashmë nuk na  pengon asgjë në krijimin e urave të bashkëpunimit mes vete, tha pas këtij takimi afaristi Fehmi Fetahi.

“Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër synon të mbajë kursin e një organizate gjithëpërfshirëse e urëlidhëse në mes bizneseve të shqiptarëve në Zvicër, atyre vendore e më gjerë”, është shprehur në fund President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.

Marketing

Previous slide
Next slide