Lajmet

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër merr mbështetjen e Ministrisë së Diasporës së Kosovës

Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Valon Murati, gjatë qëndrimit në Zvicër ka realizuar një takim pune edhe me kryesinë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, ku është biseduar për fuqizimin e rrjetit, planet e ardhshme dhe bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të vendit. Në takim ka marr pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Mustafë Xhemajli. T​ë dyja palët janë pajtuar që rrjeti duhet të trajtohet si partner në zhvillimin e vendit, transmeton Radio Televizioni Syri Blue.


Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, z. Naser Mustafa ka falënderuar Ministrin Murati, stafin e tij dhe Ambasadorin dhe Sekretarin për vizite e tyre kushtuar RrBShZ, njëherit Kryetari Mustafa njoftoi Ministrin si dhe korin Diplomatik për aktivitetet e Rrjetit si dhe fuqizimin e saj ne përmasa shtetërore dhe siguroi institucionet për bashkëpunim dhe kooeperim te ideve dhe aktiviteteve të rrjetit.
Sekretari i Përgjithshëm i RrBShZ-së, z. Skender Thaqi, prezantoi projektin madhor të rrjetit “Panairi mbarëkombëtar” i cili do mbahet në Zvicër kah fundi i kuartalit të parë 2016 dhe njoftoi Ministrin si dhe pjesëmarrësit për takime me instancat shtetërore si dhe OJQ, UNDP-të, USAID-in, IOM DEED, TEB, MeD si dhe Oden Ekonomike, ku te gjitha do jen pjese e këtij eventi ku për herë të parë ne Historinë e Komunitetit Shqiptare në Diasporë organizohet diçka e veçantë dhe në interes te shtetit dhe prodhuesve vendor.


Ministri Murati përgëzoi, Sekretarin për Projekt Propozimin dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e tij personale për ta jetësuar këtë projekt madhore për Diasporën Shqiptare Europiane, ku në këtë projekt do kyçen dhe përfitojnë
edhe përfaqësues dhe Distrubutor Shqiptarë në Europë
Ministri Murati, kërkoi nga Kryetari si dhe Sekretari që të bëhet një takim 3- palesh me Ministrin Teknologjisë dhe Industrisë, Ministrin për Zhvillim si dhe Ministrin për Bujqësi, ku vete Ministri Murati do jete udhëheqës dhe organizator për mbarëvajtjen e këtij takimi i cili pastaj do merr karakter shtetëror.
Kryetari i RrBShZ-së, Mustafa së bashku me Sekretarin si dhe kryesinë e Rrjetit, falënderuan Ministrin Murati, stafin e tij si dhe Ambasadën e Republikë së Kosovës, në krye me z. Mustafë Xhemajli, për këtë darke pune dhe konkretizim te detyrave.
Takimi është mbajtur ne ambientet e Hotel Spatz Lyss, pronari z. Selim Mehmeti, ndërsa drka ishte organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Zvicër.

Në takim të pranishëm ishin edhe Këshilltarët e Ministrit, Kushtrim Sheremeti si dhe Lorik Pustina, Drejtori për Kulturë dhe Sport në Ministrinë e Diaporës, z. Avdyl Libohova, si dhe Sekretari i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Rexhep Bajraktari.

Marketing

Previous slide
Next slide