Lajmet

Ballina > Lajmet

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mbajti takimin: “Diaspora Business Connection”

Të premten, më 03 qershor 2022, në Dietikon (ZH) u mbajt takimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) me afariste dhe afaristë shqiptarë. 

 

Kryetarja e RRBDSHZ-së zonja Merita Pinta, përshëndeti të pranishmit dhe prezantoi rrjetin ku paraqiti një raport të shkurtër të aktiviteteve.

Pikë atraktive e mbrëmjes ishte gjithsesi prezantimi i një storje suksesi, ku para të pranishmëve u paraqit Presidenti i Bordit të RRBDSHZ-së, njëherësh Kryetar Nderi, Fehmi Fetahi, afarist i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Z. Fetahi, pronar i Fetaxid AG në Zvicër dhe i Vali Ranch Resort & Congres Center në Gjilan, rrëfeu historinë e tij të suksesit, por edhe gabimet gjatë rrugëtimit të tij plot sfida.

Nënkryetari i RRBDSHZ-së, z. Rexhep Berisha, importuesi kryesor i prodhimeve ushqimore në Zvicër, nga trevat shqiptare, pasi prezantoi shkurt biznesin e tij, apeloi tek të pranishmit që të anëtarësohen në RRBDSHZ dhe të kontribuojnë në arritjen e objektivave të rrjetit.

Në vazhdim u prezantuan shkurt anëtarët e Kryesisë së rrjetit: Zonja Teuta Kerhani-Rifati, afariste, z. Anton Nikolla, afarist, z. Afrim Veliu, arkitekt, z. Kujtim Krasniqi, afarist, zonja Lirije Veselaj, afariste dhe z. Ylli Doko, afarist, si dhe dy këshilltarët e rrjetit, z. Sevdail Tahiri, Drejtor i platformës Albinfo.ch onlin&print, këshilltar për media, dhe z. Nazmi Jakurti, Jurist  Mediator, këshilltar juridik.

Mundësia i’u dha për tu prezantuar edhe bizneseve të cilat ishin të ftuara në këtë takim.

Marketing

Previous slide
Next slide