Lajmet

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RrBSHDZ) ka hyrë në një epokë të re me emërimin e Dr. Fatime Imeri Berisha si Kryetare e Bordit Drejtues.

Me një karrierë të pasur dhe një kombinim unik të ekspertizës akademike dhe aftësive menaxheriale, Dr. Berisha premton të sjellë energji të re dhe strategji novatore në drejtimin e RrBSHDZ.

Profili i Kryetares Dr. Fatime Imeri Berisha ka diplomuar në Mjekësi nga Universiteti i Prishtinës, ka doktoruar në Mikrobiologji Molekulare dhe është e specializuar në Kimi Klinike, Hematologji, Imunologji dhe Diagnostikë Molekulare. Përvoja e saj si drejtore laboratorësh në Cyrih dhe Bazel e ka pozicionuar si një udhëheqëse me vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur.

Objektivat Strategjike të RrBSHDZ:

Mbështetja e Start-up-eve Shqiptare: Ofrimi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja nga diaspora, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.

Panairi Ndërkombëtar “Ura Biznesi”: Një platformë për të lidhur bizneset shqiptare në diasporë me ato në vendlindje, duke krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi.

Forcimi i Rrjetëzimit: Krijimi i lidhjeve strategjike ndërmjet bizneseve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor.

Anëtarët e Kryesisë së RrBSHDZ:

Fehmi Fetahi – President i Bordit Drejtues

Dr.Fatime Imeri Berisha – Krytare

Basri Shkodra – Anëtar i Kryesisë

Dorina Karafili – Specialiste në Kontabilitet dhe Administrim Biznesi

Besnik Halili – Inxhinier Ndërtimi

Sara Fetahi – Kontabiliste

Nazmi Jakurti – Këshilltar Juridik dhe PR

Një Platformë për Zhvillim dhe Bashkëpunim

E themeluar në vitin 2013, RrBSHDZ ka qenë një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare në diasporë dhe vendlindjes. Rrjeti synon të çojë përpara misionin e tij për zhvillim ekonomik, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Bashkohuni me RrBSHDZ për të fuqizuar komunitetin tonë dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme mes diasporës dhe vendlindjes!

Marketing

Previous slide
Next slide