Lajmet

Ballina > Lajmet

Sot përfundon panairi Siwssbau, kompanitë kosovare patën performancë të shkëlqyer

Ishte pa dyshim panair i suksesshëm, ku përveç tjerash, ishin përfaqësuar edhe shumë kompani të suksesshme të Kosovës, të cilat u prezantuan denjësisht në Swissbau nga data 16 janar e deri më sot, në qytetin Bazel të Zvicrës.

Kompanitë kosovare morën mbështetje nga Klasteri Prefab Kosova dhe USAID Kosovo Compete Activity.

Po ashtu mbështje morën edhe nga Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESAPPSE dhe Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

“Shtëpinë e Kosovës” (House of Kosova), një shtëpi e madhe druri, të ngritur në hapësirat e panairit dhe  Pavilionin e Kosovës, ku kanë przeantuar produkte e tyre kompanitë e Kosovës i ka vizituare në ditën e parë edhe Kryministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe përfaqësues tjerë shtetërorë.

PPSE po mbështetë pjesëmarrjen e kompanive Kosovare në panairin SwissBAU me qëllim të promovimit të eksportit dhe krijimit të vendeve të reja të punës në Kosovë.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Marketing

Previous slide
Next slide