Lajmet

Ballina > Lajmet

Takimi Ndërkombëtar i Biznesit në Zvicër për Bizneset e Përpunimit të Drurit nga Ferizaji

Nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha, së bashku me shefin e misionit të Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, janë takuar me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajit, Balton Dërguti, dhe Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshën Ekzekutive të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit nga Kosova. Këta të fundit, bashkë me një grup tregtarësh të përpunimit të drurit nga Ferizaji, po qëndrojnë në këto ditë në Zvicër.

Në këtë takim, Z. Berisha ka premtuar të angazhohet për të forcuar lidhjen e bizneseve nga Ferizaji me bizneset shqiptare në Zvicër.

Berisha gjithashtu mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga platforma mediale albinfo.ch për prezantimin e kompanive të përpunimit të Drurit nga Ferizaji në Zvicër, e cila u zhvillua në Bad Zurzach.

Gjatë këtyre ditëve, rreth 30 biznese të përpunimit të drurit nga Ferizaji takuan dhjetëra biznese shqiptare në Zvicër, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

Marketing

Previous slide
Next slide