Lajmet

Ballina > Lajmet

Themelimi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër

Për themelimin e RRBDSHZ, Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim kishte mandatuar nje udhëheqes të projektit dhe dy koordinatorë të tjere. Udheheqes I projektit u caktua z.Skender Thaqi ndersa koordinatorë z. Naser Mustafa dhe z. Nazmi Jakurtin.
Kuvendi themelues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSHZ) u mbajt më 9 mars 2013, në Bern. Në Kuvend morën pjesë 53 përfaqësues të bizneseve të ndryshme të diasporës shqiptare në Zvicër, si dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, Keshilltarët e Ministrisë së Diasporës, Kryetari i Odës Ekonomike te Kosoves, përfaqësues të Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim që zbaton projektin Diaspora për Zhvillim, dhe pjesëmarrës të tjerë nga Kosova dhe Zvicra.
Pas propozimeve dhe plotesimeve nga anëtarët e kuvendit u miratua statuti në mënyrë unanime dhe u zgjodh kryesia ekzekutive, me kryetar Fehmi Fetahu, nënkryetar Naser Mustafa, nënkryetare Lirie Veselaj dhe sekretar Skender Thaqi.

Marketing

Previous slide
Next slide