Lajmet

Ballina > Lajmet

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër koordinohet për aktivitet e vitit 2016

Aarau, me 16 janar 2016

Kryesia e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër në qytetin e Aaraut ka mbajtur mbledhjen e parë në vitin 2016. Është biseduar për pikat dhe për programën për vitin 2016, ku janë të parapara të realizohen aktivitete të shumta, të rëndësishme. Është analizuar edhe pjesëmarrja e kompanive nga Republika e Kosovës në Panairin Swissbau në Bazel, ku u vlerësua si i dobishëm prezantimi i prodhimeve të drurit të Kosovës në një nga panairet më të mëdha në Evropë.

Gjithashtu janë parë ecuritë dhe përgatitjet rreth organizimit të Manifestimit të përbashkët të RRBSHZ-së dhe Ambasadës së Kosovës në Zvicër, për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm z. Skender Thaqi i informoi anëtarët e kryesisë rreth përgatitjes së mbajtjes së Panairi mbarëkombëtar, si për takimin e radhës i cili do mbahet për Bizneset e Aaraut dhe rrethinës me 30. Janar 2016 ne Aarau. Njeherit ftohen të gjithë afaristët shqiptarë të cilët veprojnë në Aarau dhe rrethine ti bashkëngjiten këtij Karvani.

Marketing

Previous slide
Next slide