Lajmet

Ballina > Lajmet

Kuvendi i 2-të zgjedhor i RRBSHZ-së

Kuvendi i 2-të zgjedhor i RRBSHZ-së i zhvillojë punimet më 26 mars 2017, në Schlieren ZH, Goldschlägiplatz 2, 8052 prej orës 14:00.

RRBSHZ ka mbajtur Kuvendin e 2-të zgjedhor për zgjedhjen e kryesisë së re, dhe ka përfunduar me zgjedhjen e të gjitha organeve drejtuese. RRBSHZ ka zgjedhur Qamil Isufin për një mandat të plotë për udhëheqjen e këtij rrjeti. Mbledhja drejtohej edhe nga ish udhëheqësi Naser Mustafa i cili është tërhjekur nga kandidatura për rizgjedhje. Zoti Mustafa njofton që me krijimin e RRBSHZ-së u vendosën themelet e bashkëpunimit mes diasporës dhe vendlindjes në fushën e ekonomisë dhe tani do të vazhdohet në forcimin e bashkëpunimit si dhe të punohet shumë në fushën e investimeve.

Fjalën kryesore e mori Kryetari i nderit Fehmi Fetahu, i cili si udheheqësi i parë i këtij rrjeti thekson, se si kënaqësi e veçantë është për tu përmendur fakti që  RRBSHZ si rrjet i parë, ka inspiruar edhe biznismenë shqiptarë anembanë botës, në krijimin e rrjeteve të reja, të cilat tashmë funksionojnë në shumë vende të Evropës e Amerikës.

-Pa fillu prej numrit 1 nuk arrijmë asnjëherë te dhjetëshi e më tutje. Sado pak që jemi këtu sot, me shumë vullnet mund të bëjmë shumë neser. Flitet për 5 mijë biznese shqiptare në Zvicër, dashtë e pa dashtë ata janë anëtarë të Rrjetit- ka deklaruar kryetari i ri i Rrjetit zoti Qamil Isufi. Ai deklaron se RRBSHZ nuk është pronë e askujt por është e të gjithë atyre që antarësohen e janë të gatshëm të kontribojnë në forcimin e këtij rrjeti i cili premton shumë në zhvillimin ekonomik të trojeve Shqiptare.

Në Kuvendin e 2-të zgjedhor të RRBSHZ-së ishte e pranishme Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, këshilltari i lartë Agim Kuleta nga Ministria e Diasporës, si dhe Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore në Zürich.

Marketing

Previous slide
Next slide