Alb.info organizoj një event madhështor, në një mbrëmje gala ku ndau 5 çmime për personalitetet e vitit 2022.
Një ndër personalitet që u nderua me çmim ishte edhe Presidenti Fehmi Fetahu.
Presidenti i Bordit të RRBDSHZ dhe njëkohësisht pronari i resortit më të madh në vend “Vali Ranch Resort – Congress Center”, Fehmi Fetahu mori çmimin “Personaliteti i vitit në fushën e biznesit” nga Albinfo.
Presidenti u shpreh se ky çmim e motivon dhe e shtyen përpara që ta ngris nivelin dhe kualitetin në shkallën më të lartë në treg, gjithmonë në krah me stafin e përzgjedhur dhe të kualifikuar.
Në këtë event morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të RRBDSHZ dhe personalitet të shquara shqiptare.
Të gjitha fotografitë e huazuara janë realizuar nga Rromir Imami dhe Eva Bourgknecht për Alb.info.