Lajmet

Ballina > Lajmet

Projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse”

Me 13 tetor 2022 u mbajtë takimi rreth Projektit “Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” mbështetur nga @USAIDKosovo #CompeteActivity dhe implementuar nga GERMIN.
Në këtë takim ishin të ftuar kryetarja e RRBDSH Zvicër Merita Pinta së bashku me nënkryetarin Rexhep Berisha dhe anëtaren njëkohësisht organizatoren e këtij eventi Teuta Kerhani-Rifati.

Në këtë kontekst kryetarja Pinta ishte e ftuar në një bashkëbisedim si shembull dhe storje suksesi në rrugëtimin e biznesit tim.
Dhjetë gra ndërmarrëse nga Kosova morën pjesë ku patën mundësinë të takohen me përfaqësues biznesesh në Zvicër. Qëllimi i këtij projekti ishte rrjetëzimi dhe mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen, pas një prezantimi të suksesshme B2B me gratë ndërmarrëse ato gjithashtu paten mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre. Gratë ndërmarrëse më kanë lënë përshtypje shumë positive, ku pata mundësi të shoh vullnetin dhe dëshirën e tyre që kishin për të arritur majat e suksesit.

Pas takimit vizituam kompanin Dinnova AG ku drejtohet nga vetëpronari Arber Bullakaj, i cili i mirëpriti me prezantim e tij në fushën e IT -së.


Kryetarja Pinta falenderon përzemërsisht për ftesën GERMIN #USAID Leonora Cereti, Blerinë Ukshini, Dafina Rexha, Lirim Krasniqi.

Marketing

Previous slide
Next slide