Lajmet

Ballina > Lajmet

Rrejti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do të realizoj aktivitete të shumta në vitin 2016

Biel/Bienne, me 3 janar 2016

Rrejti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër do të organizoje shumë aktivitete në vitin 2016. Kryetari i RRBSHZ-së, Naser Mustafa në një intervistë për Radio Televizionin Syri Blue, thotë se viti 2016 i pret me një program dhe shumë punë të madhe.

“Kemi në plan të organizojmë një Konferencë/Forum ekonomik në bashkëpunim me ambasadat e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Pastaj, jemi duke punuar për diçka që asnjëherë në Diasporë nuk është bë, jemi duke punuar dhe është një punë e lodhshme me një kosto të lartë për një Panair Mbarëkombëtar. Nënkuptojmë që do ta arsyetojmë qëllimin se pse jemi si Rrjet i Bizneseve Shqiptare. E kemi marr mbi supet tona që gjitha ato bizneset të cilat janë të suksesshme dhe janë të qartifikuara dhe që kanë plasman që mund të dalin në Evropë, do ti marrim dhe do ti ekspozojmë në Zvicër që të jemi si një lloj altoparlanti i tyre për plasmanin e mallrave nga Kosova në Zvicër. Plan program tjetër kemi dhe do të mundohemi që një kontingjent të punëtorëve në Kosovë, ti marrim ti përgatitim dhe sistemojmë nëpër firmat shqiptare. Bisedojmë në nivel shtetëror, do të bisedojmë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies dhe nëpërmjet shtetit dhe ambasadës tonë, do mundohemi që për 2016-ën edhe këtë ta marrim. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Si program tjetër e kemi për kuadro. Për shembull kemi Arkitekt që nuk është i specializuar në domenin e tij, të marrim dhe tu bëjmë një sistematizim në firmat tona. Do të fillojmë marrim përgatitjen e studentëve të cilët e kanë notën mesatare të lartë, do mundohemi në të ardhmen ta bëjmë një Plan program që të ndajmë stipendi familjeve të dëshmorëve. Jemi duke punuar në këto programe, viti 2016 na pret me një program dhe punë shumë të madhe”, thekson kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa.

Rrejti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka bashkëpunim të shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër me të cilët kanë nënshkruar edhe Memorandum për Bashkëpunim.

RTV Syri Blue​

Marketing

Previous slide
Next slide